VISA Electron është kartë debiti me mundësi për përdorim në vend dhe jashtë
VISA Electron është e dedikuar për:
- Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar, dhe
- Tërheqje të parave nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë vendi, ku ka shenjën VISA, përveç në vendet të cilat nuk marrin pjesë në programet e Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), përkatësisht vendet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Botsuana (Afrika Jugore), Brazili, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guineja Ekuatoriale, Gaboni, Kongo, Timori Lindor, Indonezia, Kamboxhia, Kolumbia, Papua Guineja e Re, Zvicra, Sierra Leone (Afrika perëndimore), Singapori, Tajvani (provincë në Kinë), Tajlanda, Ukraina, Filipinet, Hong Kong, Sri Lanka (Azi jugore), Afrika e Jugut, Malajzia, Australia.
Kërkesë për kartë krediti
Këshilla të dobishme për përdorimin e kartave të pagesës
Karakteristikat themelore
- VISA Electron është kartë, e cila është e lidhur me llogarinë e transaksionit (LLT) në denarë, në të cilën bëhen pagesa në bazë të pagave, pensioneve, si dhe të hyra në baza të tjera.
- Këto karta mundësojnë pagesë në tërësi ose me këste në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë
- Përdorimi i kartave është PA KOMISION për pagesa në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë.
- Kriteret për marrjen e kartës:
- Kërkesë e plotësuar personalisht për marrjen e kartës e nënshkruar nga kërkuesi
- Fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm ose i dokumentit të udhëtimit.
Saldoja
- Në shumë të mjeteve në dispozicion të llogarisë, e shtuar për mbitërheqjen e lejuar
Mbitërheqja e lejuar:
- Deri në dy paga/pensione mujore për persona të cilët pagën/pensionin e marrin në Bankë, në shumën e një kompensimi për persona të cilët tepricën teknologjike rregullisht e marrin nëpërmjet llogarisë në Bankë.
Mënyra e pagesës:
- Çdo transaksion prej 1.500 MKD deri në 5.999.00 MKD i bërë në tregti paguhet me tre këste pa interes;
- Çdo transaksion mbi 5.999 MKD i bërë në tregti paguhet me gjashtë këste me interes;
- Çdo transaksion mbi 8.999 MKD i bërë në tregti paguhet me gjashtë nëntë me interes;
- Çdo transaksion mbi 11.999 MKD i bërë në tregti paguhet me dymbëdhjetë këste me interes.
Normat e interesit:
Anëtarësimi vjetor:
- Visa Electron - pa kompensim
Karta plotësuese:
- Visa Electron - pa kompensim
Tërheqja e parave të gatshme
Visa Electron
- PA KOMISION nga bankomatët dhe sportelet e Bankës
- 2%, minimum - 100 denarë në ATM të bankave tjera
- 2,5%, minimum - 200 denarë në sportelet e bankave tjera
- -
Kontrollimi i gjendjes në bankomat
- Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të Bankës - 5,00 den. (kontrollimi i parë në muaj është pa kompensim);
- Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të një Banke tjetër - 20,00 den.
Relamacione
- PA KOMPENSIM - për kërkesë të justifikueshme;
- 1000 denarë - kërkesë të pajustifikueshme.
Bllokime/zhbllokime elektronike
- 150 për bllokimin e kartës së humbur apo së vjedhur;
- 150 për zhbllokim me kërkesë të klientit;
- 150 për rilëshimin e PIN-it.
Ekstrakti i gjendjes së llogarisë:
- PA KOMPENSIM për dhënien e raportit mujor në postën elektronike;
- 100 denarë për lëshimin e raportit vjetor me kërkesë të klientit.
Rilëshimi i kartës
- për arsye të vjedhjes, humbjes apo dëmtimit të kartës;
- 300 denarë për VISA Electron;
- 150 denarë ndryshimi i parametrave në kartë.
Rilëshimi i PIN-it
Mbyllja e kartës
- 200 denarë për anulimin e parakohshëm të shfrytëzimit
Kodi i PIN-it
- Për tërheqjen e parave në dorë nga bankomati, si dhe pagesë në tregti detyrimisht përdoret kodi i PIN-it (merret në zarf të mbyllur së bashku me kartën). Në rast se kodi i PIN-it futet tri herë gabimisht, karta bllokohet në mënyrë automatike.
Humbja ose vjedhja e kartës
- Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës, të njëjtën mund ta bllokoni në Qendrën e kontaktit KASIS, çdo ditë të javës (24/7), në numrin e mëposhtëm të telefonit + 389 02 3293888.