Për arkëtimin e mjeteve nga jashtë, dërguesit duhet t’ia jepni të dhënat Tuaja të mëposhtme:

  1. Emri dhe mbiemri
  2. Adresa
  3. Numri i llogarisë ose numri i IBAN-it (mund ta merrni në sportelet e Bankës)
  4. Emri i bankës sonë: STOPANSKA BANKA a.d. BITOLA
  5. Adresa e Bankës: Dobrivoje Radosavljevik 21
  6. Kodi ynë i SWIFT-it: STBBMK22.

Udhëzime për pranimin e të hyrave në deviza nga jashtë mund të merrni në sportelet e Bankës në të gjitha degët në vend.

1. Personi fizik nga vendi - rezident

Personi fizik, banor i Republikës së Maqedonisë – rezident, mund të pranojë mjete nga jashtë një shumë të pakufizuar të mjeteve nga një person tjetër fizik, banor i një shteti të huaj – jorezident.

Personi fizik, banor i Republikës së Maqedonisë – rezident, mund të pranojë mjete nga llogaria e vet jashtë vendit, në bazë të Vendimit për mënyrën dhe kushtet dhe sipas plotësimeve të tij, në bazë të së cilave rezidentët që nuk janë banka të autorizuara mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit.

Personi fizik, banor i Republikës së Maqedonisë – rezident, mund të pranojë mjete nga jashtë nga një person juridik me seli në një shtet të huaj – jorezident, një shumë që nuk është e limituar, por për të cilën duhet që Bankës t’i jep informatë se në çfarë baze janë të hyrat.

Varësisht nga informata e klientit, në përputhje me ligjin, Banka mund të kërkojë edhe dokument të vlefshëm për bazën e pagesës, veçanërisht nëse të hyrat janë në grupin e transferteve kapitale.

Përfituesi i arkëtimit duhet që në afat prej 5 ditë pune nga dita e pranimit të njoftimit nga Banka t’i dorëzojë të dhënat e nevojshme për lejimin e mjeteve në llogari të tij.

2. Personi fizik nga jashtë – jo-rezident

Personi fizik nga jashtë – jo-rezident, mund të pranojë mjete nga jashtë në shumë të pakufizuar.

Në rast të Pagimit në valutë të huaj efektive të shumave më të larta se 10.000 euro, klienti – jorezident, paraqet edhe vërtetim me shkrim për paratë e huaja efektive të depozituara, të lëshuar nga Drejtoria e Doganës së Republikës së Maqedonisë.


1.     Emri dhe mbiemri