Stopanska banka sh.a. Manastir si bartëse e qarkullimit të pagesave
Me hyrjen në fuqi të qarkullimit të ri të pagesave në vend që e udhëheqin pjesëmarrësit e qarkullimit të pagesave nëpërmjet bartësve të qarkullimit të pagesave, kjo Bankë bëhet bartëse e qarkullimit të pagesave me aprovim për kryerjen e qarkullimit të pagesave.
Pjesëmarrës në qarkullimin e pagesave është person juridik ose fizik vendor apo nga jashtë, i cili ushtron veprimtari të regjistruar ose person tjetër fizik, i cili bën pagesë në denarë nëpërmjet bartësve të qarkullimit të pagesave.
Pjesëmarrësi në qarkullimin e pagesave mund të ketë:
- më shumë llogari tek një bartës i qarkullimit të pagesave, dhe
- llogari tek më shumë bartës të qarkullimit të pagesave.
Stopanska Banka sh.a. Manastir, si bartës i qarkullimit të pagesave në vend dhe të një pjese të sistemit të pagesave në R. e Maqedonisë, transaksionet në denarë të klientëve të vet i bën nëpërmjet:
- Qarkullimit të brendshëm të pagesave – pagesa ndërmjet klientëve të Bankës (pagesa në kuadër të së njëjtës bankë) si një mënyrë më e shpejtë e realizimit të urdhërpagesave. Njëkohësisht bëhen edhe të gjitha pagesat me para në dorë (pagesa hyrëse dhe dalëse me para në dorë).
- Qarkullimit të jashtëm të pagesave – Qarkullimi i pagesave ndërmjet bankave, ku pjesëmarrësit nga dy banka, pagesat e veta mund t’i bëjnë nëpërmjet dy sistemeve të shlyerjes:
-
- SPNM – Sistemi i pagesës ndërbankare në Maqedoni, respektivisht sistemi i shlyerjes në BPRM. Përdoret për pagesa urgjente dhe të mëdha me mbi 1.000.000,00 denarë.
- SNK – Sistemi ndërbankar i klerimit, respektivisht sistemi i shlyerjes në Shtëpinë e klerimit.
- Shlyerje ndërmjet bankave, e cila bëhet në fund të ditës së përllogaritur për urdhra deri në 1.000.000,00 denarë.
Llogaritë e hapura në këtë Bankë administrohen në RULLT-Regjistrin unik të llogarive të transaksionit në Shtëpinë e klerimit.