Llogari në deviza për kryerjen e qarkullimit të pagesave mund të hapin persona juridik rezident dhe jorezident në zyrat qendrore dhe në të gjitha degët e bankës pa kurrfarë shpenzimesh.
PERSON JURIDIK VENDOR - REZIDENT
Për hapjen e llogarisë në deviza për person juridik janë të nevojshme dokumentet e mëposhtme:
- Vendim ose gjendja aktuale nga regjistri qendror (në origjinal ose fotokopje e verifikuar te Noteri) jo më e vjetër se 3 muaj. Banka detyrimisht mban fotokopje të dokumenteve të prezantuara.
- Në origjinal ose kopje të verifikuar te Noteri të formularit ZP (NV) për nënshkrimin e verifikuar të përfaqësuesit ligjor të personit juridik (menaxherit, drejtorit, kryetarit)
- Kopje të letërnjoftimeve të vlefshme biometrike të përfaqësuesit ligjor dhe nënshkruesve të mjeteve ose kopje të pasaportës biometrike.
- Marrëveshje për hapjen e llogarisë në deviza – dy ekzemplarë – e siguron Banka,
- Kartoni për nënshkruesit e autorizuar, nënshkruhet në Bankë.
- Kërkesë për hapjen e llogarisë – e siguron Banka
- Aplikim për identifikim/përditësim të klientit – person juridik, me të gjitha të dhënat e domosdoshme të plotësuara, përfshirë edhe pronarin e vërtetë – në origjinal, me deklaratë për pronarin e vërtetë të verifikuar te Noteri,.
- Pyetësori FATCA për klientë – persona juridik
Formularë në formë elektronike për shkarkim
PERSON JURIDIK I VENDI TË HUAJ – JOREZIDENT
Për hapjen e llogarisë në deviza për person juridik i një vendi të huaj janë të nevojshme dokumentet e mëposhtme:
- Për personin juridik dhe përfaqësuesin e tij ligjor – ekstrakt nga regjistri qendror ose regjistër tjetër ku mbahet evidenca për personat juridik në vend, ku është i regjistruar subjekti, jo më të vjetër se tre muaj prej ku mund të konstatohet data e themelimit, emri, adresa, selia dhe veprimtaria të cilën e kryen.
- Për personat e autorizuar për punë me llogaritë – dokument personal dhe autorizim me shkrim, të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor.
Jorezidenti – person juridik i plotëson, nënshkruan dhe verifikon formularët e mëposhtëm, të siguruar nga Banka:
- Kërkesë për hapjen e llogarisë në deviza
- Marrëveshje për hapjen e llogarisë në deviza- dy ekzemplarë,
- Karton i nënshkrimeve të autorizuara – dy ekzemplarë,
- Autorizime për nënshkruesit ,
- Aplikim për identifikim/përditësim të klientit – person juridik, me të gjitha të dhënat e domosdoshme të plotësuara, përfshirë edhe pronarin e vërtetë – në origjinal, me deklaratë për pronarin e vërtetë të verifikuar te Noteri,
- Pyetësori FATCA për klientë – persona juridik
Formularë në formë elektronike për shkarkim
Për pranimin e të hyrave në deviza nga jashtë dërguesit duhet t’ia sigurojmë të dhënat e mëposhtme:
- Emri i sipërmarrjes dhe adresa
- Numri IBAN i llogarisë së transaksionit të hapur në bankë
- Të dhënat për Stopanska banka sh.a. Manastir:
STOPANSKA BANKA sh.a. MANASTIR
Dobrivoje Radosavljevik 21 1000, Manastir, R. e Maqedonisë
SWIFT Cod. STBBMK22
- Për arkëtimin e arritur nga një rorezident, Banka e njofton shfrytëzuesin e të hyrave më së voni ditën e ardhshme të punës.
- Shfrytëzuesi i arkëtimit është i obliguar të dorëzojë deri te Banka formularin 743, të plotësuar në pjesën II, si dhe dokumentet e duhura, në afat prej 5 (pesë) ditësh pune nga pranimi i njoftimit.
- Pas kompletimit të dokumenteve, të njëjtën ditë, më së voni ditën e ardhshme Banka e aprovon llogarinë në deviza të përdoruesit të arkëtimit.
Personi juridik i një vendi të huaj - jorezident, mund të pranojë mjete nga jashtë në shumë të pakufizuar.
Për kryerjen e pagesës në një vend të huaj, është e nevojshme të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- Emri dhe mbiemri i personit apo emri i sipërmarrjes shfrytëzuese e pagesës dhe adresa
- Numri IBAN, respektivisht numri i llogarisë
- Emri i Bankës së përdoruesit të mjeteve dhe adresa e saj
- SWIFT Cod-i i Bankës
- Në përputhje me qëllimin e pagesës, dokumentit për verifikimin e tij
Personi juridik i cili e bën pagesën në dobi të një personi jorezident me dërgesë duhet që bankës t’i dorëzojë dokumentacionin e duhur.
Banka do ta realizojë urdhrin e pagesës 1450 në afat sa më të shkurtë kohor.
Tek personat juridik të vendeve të jashtme – jorezident, transferta e mjeteve në vendet e jashtme dhe tërheqja e mjeteve efektive në deviza bëhet pa kufizime.