Paketa përbëhet nga kredia, karta e kreditit dhe limitit të aprovuar për llogarinë e transaksionit. Kushtet e theksuara vlejnë vetëm nëse shfrytëzohen të gjitha prodhimet e shënuara të paketës
Dedikimi:
1/ pa dedikim – mjetet transferohen në llogarinë e transaksionit të shfrytëzuesit
2/ me dedikim – mjetet shfrytëzohen për mbylljen e detyrimeve në banka tjera (40% e shumës mund të shfrytëzohet pa dedikim).
Vërejtje: Kjo kredi mund të shfrytëzohet për rifinancimin e detyrimeve për kredi me klauzolë në deviza në Bankë, nëse është tejkaluar të paktën 40% nga afati i kthimit të kredisë.
SHUMA MAKSIMALE:
deri në 600.000,00 MKD kredi
- Kartë krediti – deri në 2 (dy) paga mujore – prodhim gratis pa llogaritje të aftësisë kreditore
- Mbitërheqje e aprovuar për llogarinë e transaksionit – deri në 3 (tri) paga mujore – prodhim gratis pa llogaritje të aftësisë kreditore
PA GARANTË
AFATI I KTHIMIT:
- deri në 95 muaj
Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 МКД
Komision për kredinë e aprovuar
- pa kompensim për kredi me dedikim për rifinancim (nëse deri në 60% e shumës shfrytëzohet me dedikim)
- komision prej 1,5% për kredi pa dedikim
- aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga)
- kufiri i moshës - maksimum 64 vjeç në ditën e maturimit të kredisë
INSTRUMENTET PËR GARANCI:
Kambial dhe deklaratë kambiale, ndalesë administrative të pagës nga kërkuesi i kredisë. Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive. Nëse kërkuesi i kredisë është i punësuar në kohë të caktuar, në mënyrë plotësuese nevojitet 1 garant me aftësi kreditore i punësuar në SP, SHA ose sipërmarrje të pranueshme për Bankën.
6,00% normë vjetore fikse e interesit në vitin e parë
8,50% normë vjetore fikse e interesit në vitin e dytë dhe të tretë
8,50% normë vjetore e ndryshueshme e interesit pas vitit të tretë
11,25% për kartën e kreditit
11,25% për mbitërheqjen e aprovuar
Paga detyrimisht të pranohet në llogarinë e transaksionit në STBBT ose të transferohet nëpërmjet Bankës në afat prej 45 ditësh nga data e Marrëveshjes për kredi.