Për transferimin e mjeteve në deviza jashtë vendit me dërgesë, në Bankë duhet të dorëzohen të dhënat e mëposhtme:

  1. Emri dhe mbiemri i personit ose emri i sipërmarrjes – përfitues i pagesës
  2. Adresa e saktë
  3. Numri i llogarisë ose numri i IBAN-it
  4. Emri i bankës tek e cila përfituesi ka llogari
  5. Adresa e bankës ose degës
  6. Numri i degës, respektivisht Sort Cod, numri ABA ose BLZ (nëse ekziston mundësia)
  7. Kodi i SWIFT-it të Bankës (kodi është i detyrueshëm)

Personi fizik, banor i Republikës së Maqedonisë – rezident,  mund t’i dërgojë mjete jashtë vendit një personi fizik – banor i një shteti të huaj – jorezident, një shumë maksimale prej EUR 2.500 në muaj.

Personi fizik, banor i Republikës së Maqedonisë – rezident, mund t’i dërgojë mjete jashtë vendit një personi juridik me seli  jashtë vendit – jorezident, një shumë e cila nuk është e limituar, por për të cilën duhet Bankës t’i dorëzojë dokument të vlefshëm, në bazë së të cilit do të bëhet pagesa: faturë, pro-faturë, marrëveshje apo tjetër.

Transfertet e personave fizik vendor në vendet e huaja - rezident, të cilat i referohen shpenzimeve jetësore familjare (qëndrimi jashtë vendit për shkak të shkollimit, kurimit dhe shpenzime të tjera), si dhe për transferte personale të mjeteve në kundërvlerë deri në EUR 2.500 në muaj, mund të kryhen edhe pa prezantimin e një dokumenti të duhur, mjafton vetëm informata. Për transferte më të larta se EUR 2.500 detyrimisht prezantohet dokument në bazë të të cilit konstatohet pagesa.

Për transferte nga personi fizik – rezident, në llogari të vet në një bankë jashtë vendit vlejnë rregullat sipas të Vendimit për mënyrën dhe kushtet dhe sipas plotësimeve të tij, në bazë të së cilave rezidentët që nuk janë banka të autorizuara mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit.

Banka është e obliguar që urdhrin për pagesë 1450 ta realizojë me datë të valutës më së voni në ditën e tretë nga dita e pranimit të urdhrit, përveç nëse nuk është kontraktuar më ndryshe me urdhërdhënësin.

Tek personat fizik nga jashtë – jorezident, transfertet e mjeteve jashtë vendit dhe tërheqja e mjeteve efektive në deviza bëhet pa kufizime.