1. Hyrje

Me kushtet e përgjithshme për përdorimin e shërbimit „ Njoftime me SMS e klientëve të Stopanska banka sh.a. Manastir (në tekstin e mëposhtëm: Kushtet e përgjithshme) për klientët e Stopanska banka sh.a. Manastir (në tekstin e mëposhtëm: Banka) definohen të drejtat dhe obligimet e përdorimit të shërbimit „ Njoftimet me SMS të klientëve të Stopanska banka sh.a Manastir (në tekstin e mëposhtëm: Shërbimi me SMS).

2. Karakteristikat e shërbimit me SMS

Shërbimi SMS i mundëson çdo klienti që nëpërmjet një njoftimi me SMS në telefonin e tij celular, të cilin e ka paraqitur në Bankë gjatë aplikimit për njoftime me SMS, të merr informacione lidhur me :

  • ndryshime në Llogarinë e transakcionit (persona fizik) – kompensim mujor
  • transakcione të realizuara me kartë, shuma dhe vendi ku është kryer transakcioni – kompensim mujor
  • skadimin e afatit të kartës dhe se ku e njëjta mund të merret (persona fizik dhe juridik) – pa kompensim
  • maturimi i interesit të depozitës (persona fizik dhe juridik) – pa kompensim
  • borxhi i maturuar – i papaguar për kredinë (persona fizik dhe juridik) – pa kompensim
  • njoftime tjera me Vendim të Bankës – pa kompensim

Nëse klienti përdor më tepër prodhime të Bankës (TRS, karta të pagesës, kredi, depozita, etj.). me përfshirjen në këtë shërbim do të pranojë njoftime me SMS për çdo transakcion veç e veç.


3. Regjistrimi për shfrytëzimin e shërbimit me SMS

Banka e mundëson shfrytëzimin e shërbimit me SMS për të gjithë klientët (persona fizik), të cilët kanë Llogari të transakcionit në Bankë, karta të pagesës për persona fizik dhe juridik (debiti, krediti), depozitë për persona fizik, kredi për persona fizik dhe juridik, etj. Mënyra e aplikimit për shfrytëzimin e shërbimit me SMS do të jetë nëpërmjet dorëzimit të një kërkese të plotësuar në degët e Bankës.


4. Anulimi i shfrytëzimit të shërbimit me SMS

Klienti mundet përkohësisht ta bllokojë shfrytëzimin e shërbimit me SMS në rast të humbjes / vjedhjes së telefonit celular, apo për ndonjë arsye tjetër. Banka përkohësisht e bllokon përdorimin e shërbimit me SMS në bazë të Kërkesës me shkrim të parashtruar nga ana e përdoruesit të shërbimit. Përdorimi i serishëm i shërbimit me SMS lejohet pas parashtrimit të Kërkesës nga ana e klientit. Klienti mundet që përgjithmonë ta anulojë përdorimin e shërbimit me SMS nëpërmjet parashtrimit të kërkesës me shkrim për ndërprerje të përdorimit të shërbimit me SMS. Banka, pa arsyetim, mund ta ndërpresë shërbimin me SMS të klientit, nëse konstaton se: klienti e shfrytëzon shërbimin me SMS në kundërshtim me Kushtet e përgjithshme të Bankës, në mënyrë jo të rregullt i shlyen shpenzimet për kompensim mujor. Për ndërprerjen e shërbimit me SMS Banka e njofton klientin nëpërmjet një njoftimi me SMS.


5. Kompensimi për shfrytëzimin e shërbimit me SMS

Klienti pajtohet që Banka të merr kompensimin për shfrytëzimin e shërbimit me SMS në pajtim me Vendimin për tarifën e kompensimeve për shërbimet e Bankës. Kompensimi për shfrytëzimin e shërbimit me SMS do të paguhet në fillim të çdo muaji nga llogaria e transakcionit të klientit, pa dërguar një faturë të posaçme. Nëse klienti i shërbimit me SMS nuk ka para të mjaftueshme në llogarinë e tij të transakcionit, pajtohet që Banka, pa paralajmërim, për të paguar detyrimet për kompensimin e shërbimit me SMS, që në emër dhe në llogari të klientit t’i shfrytëzojë mjetet ekzistuese të Klientit në bankë, qofshin ato llogari rrjedhëse apo në denarë ose deviza në llogaritë e tij në bankë.

6. Mbrojtja e të dhënave personale dhe informatave të besueshme

Banka garanton për saktësinë e të dhënave, të cilat në kuadër të shërbimit me SMS e lëshojnë sistemin informativ të Bankës. Koha e dërgimit të njoftimit është koha kur njoftimi e lëshon sistemin informativ të bankës. Banka garanton besueshmërinë dhe integritetin e të dhënave deri në momentin e daljes së tyre nga sistemi informativ i Bankës. Banka nuk mban përgjegjësi, nëse për shkak të problemeve teknike apo ndërprerjes së përkohshme të punës së operatorit mobil apo sistemit të autorizuar të bankës, ndodh të vonohet njoftimi apo edhe mungesa e njoftimit me SMS. Banka nuk mban përgjegjësi, nëse në Kërkesën për shfrytëzim të shërbimit me SMS klienti ka dhënë numër jo të saktë të telefonit apo numër të huaj në të cilin duhet të dërgohen njoftimet me SMS. Klienti obligohet se shërbimin me SMS do ta shfrytëzojë në pajtim me Kushtet e përgjithshme dhe do ta lajmërojë Bankën për të gjitha parregullsitë gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi.

7. Dispozitat përfundimtare

Me parashtrimin e Kërkesës për shfrytëzimin e shërbimit me SMS nga ana e klientit, lidhet marrëveshje për shfrytëzimin e shërbimit me SMS ndërmjet Bankës dhe Klientit. Banka, në pajtim me politikën e vet afariste, mund t’i ndryshojë kushtet për shfrytëzimin e shërbimit me SMS, për të cilat është e obliguar ta njoftojë Klientin me ndryshimet: Klienti është dakord të njoftohet për ndryshimet e kushteve në mënyrën për njoftim që Banka do ta përcaktojë. Nëse Klienti nuk pajtohet me ndryshimet mund të kërkojë ndërprerjen e shfrytëzimit të shërbimit me SMS në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së ndryshimeve të kushteve. Në atë rast është i obliguar që Bankës t’i dorëzojë Kërkesë me shkrim për anulimin e shërbimit me SMS, përndryshe do të konstatohet se pajtohet me ndryshimet. Kontestet eventuale të shkaktuara nga mosrespektimi i Kushteve të përgjithshme, Klienti dhe Banka do t’i zgjidhin me marrëveshje dhe nëse ajo nuk është e mundur, gjyqi kompetent do të jetë në Manastir.