Misioni i bankës është të pozicionohet mes bankave më të suksesshme mesatare në Maqedoni, duke siguruar një shkallë të lartë të kthimit të mjeteve të aksionarëve dhe rentabilitetit të vazhdueshëm, si rezultat i besimit të fituar dhe rritjes së bazës së deponuesve, krijimit dhe mbajtjes së lidhjeve afatgjata me klientët përmes cilësisë së produkteve dhe shpejtësisë së shërbimit, sigurisë së vendeve të punës dhe përkrahjes së bashkësisë më të gjerë shoqërore.  

Synimet

Respektimi i të gjitha normave etike dhe mbrojtja e interesave të depozituesve tanë, garantimi i sigurisë së investimeve të tyre, si dhe i një rendimenti gjegjës.Ndërtimi i lidhjeve me klientët tanë në bazë të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit e krijimit të partneriteteve afatgjata përmes njohjes dhe financimit të projekteve fitimprurëse të biznesit, por edhe investimit të njohurive dhe kompetencave për zhvillim të biznesit të klientit.Orientimi drejt nevojave të qytetarëve, arritja e kënaqësisë nga cilësia dhe niveli i shërbimit bankar, rritja e klientelës, zgjerimi i tregut në tërë shtetin, njëkohësisht duke e mbajtur pjesëmarrjen dominonte në rajonin e Pellagonisë.Maksimizimi i vlerës së Bankës, rritja e mjeteve të investuara të aksionarëve dhe sigurimi i një kthimi solid të investimeve të tyre.Garantimi i sigurisë afatgjate dhe vende stabile të punës për të punësuarit tanë, të cilët paraqesin një lidhje të kuadrit me përvojë të akumuluar dhe të një fuqie rinore, që me entuziazmin e vet, energjinë dhe potencialin kontribuon për shpejtësinë, fleksibilitetin dhe inovacionin, gjë që rezulton me përmirësimin e rendimentit. Realizimi i punëve bankare në mënyrë të drejtë, duke siguruar dobi shoqërore dhe mbështetje nga bashkësia, si dhe veprimtari në drejtim të realizimit të synimeve më të larta të përbashkëta she shoqërore.