MIKROKREDI PËR MIKROBIZNES

Dedikimi: Mbështetje për sipërmarrjet e vogla deri me 10 të punësuar, tregtarë individual, kompani të reja të cilët prezantojnë një plan të shkurtë afarist dhe një garanci cilësore si dhe shoqëri të cilat sigurojnë punësime të reja. Këto kompani duhet të jenë 100% në pronësi private. Më së paku 75% e kredisë të dedikohen për mjete themelore, lëndë të parë dhe materiale përpunimi, ndërsa të tjerat 25% transferohen në llogarinë e klientit.



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

300.000 - 600.000 denarë

Valuta e kredisë:

denarë (MKD)

Afati i kthimit:

deri në 24 muaj duke përfshirë 6 muaj grejs-periudhë

Afati i shfrytëzimit:

sipas nevojave të klientit, por jo më gjatë se 5 muaj
Mënyra e kthimit: anuitete të njëjta mujore


Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikës së Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Kambial në formë të aktit noterial ose marrëveshje e lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive. Tek kompanitë e reja të themeluara, raporti garanci / kredi duhet të jetë më së paku 3:1


Normat e interesit

Norma e interesit:

Në bazë të Vendimit mbi politikën e Bankës mbi normat e interesit

 

Komisione:

Komision i njëhershëm sipas Tarifës për kompensime dhe shërbime të bankës (për momentin përnjëherë 0,5%, shuma minimale 3.000 denarë, shuma maksimale 150.000 denarë për kredi të garantuara me hipotekë mbi patundshmëri dhe peng të mjeteve të lëvizshme dhe deri në 2% përnjëherë, shuma minimale 3.000 denarë për garancinë e mbetur, përveç garancia me depozitë)

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës