Banka hap llogari të transaksionit në denarë për rezidentë – persona fizik, të cilët realizojnë të hyra të rregullta nga paga dhe të ardhura të tjera personale në baza të ndryshme.

Gjatë hapjes së llogarisë së transaksionit pala duhet të bashkëngjitë dokument të vlefshëm të identifikimit (letërnjoftim ose dokument udhëtimi), si dhe „Aplikim/Kërkesë për hapjen e llogarisë së transaksionit” të plotësuar dhe „Kërkesë për hapjen e llogarisë së transaksionit” .

Pronarit të llogarisë së transaksionit Banka i jep kartelë të nënshkrimit me të cilën pronari mund të kryejë pagesa me para në dorë dhe të tërheqë para të gatshme nga sportelet e Bankës. Gjithashtu, gjatë hapjes së llogarisë së transaksionit, pronarit do falas t’i jepet kartë pagese Visa Electron, e cila mund të shfrytëzohet në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë, si dhe për tërheqjen e parave në dorë nga ATM në vend dhe jashtë.

Pronari mund të merr falas informatë për gjendjen e llogarisë së transaksionit dhe ndryshimet e saj:

Banka aprovon mbitërheqje të lejuar për llogari të transaksionit në të cilat arrijnë të hyrat e rregullta mujore nga marrëdhënia e rregullt e punës – paga ose të ardhura mujore në bazë të pensionit, me kërkesë paraprake të personit juridik për të punësuarit e vet apo personalisht në sportelet e Bankës. Për mbitërheqjen e shfrytëzuar Banka llogarit interes në përputhje me Vendimin për politikën e normave të interesit.

Klientëve të vet Banka ua ofron opsionin për pagesë me urdhër automatik të shpenzimeve të rregullta mujore, detyrimeve të kredisë, transfertën e mjeteve në llogari tjera të transaksionit në bankë, si dhe transfertën e mjeteve në llogari të transaksionit në banka të tjera.

URDHËR AUTOMATIK

Nga saldoja pozitive e llogarisë së transaksionit Banka paguan interes me të parë, në përputhje me Vendimin e politikës së Bankës mbi normat e interesit.