Banka mund të hapë llogari me shumë valuta për persona fizik rezidentë dhe jo-rezidentë, në bazë të kërkesës me shkrim “Kërkesë për hapjen e llogarisë së transaksionit”, „Aplikim/Kërkesë për regjistrimin e klientit”, dokumentit të tij të vlefshëm të udhëtimit, si dhe “Deklaratës” së tij me shkrim se është i njoftuar me rregullat pozitive në vend, pas së cilës identifikohet si jo-rezident.

Llogaria me shumë valuta është llogari e transaksionit, e cila mund të hapet në më tepër valuta, nëpërmjet së cilës kryhen arkëtime dhe pagesa me rezidentë dhe jo-rezidentë, pagesa në vend dhe jashtë, transferta e mjeteve nga/në depozita në denarë dhe në deviza si dhe pagesa dhe tërheqje e parave në para efektive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pronari i llogarisë së transaksionit mund të jep autorizim një personi tjetër madhor, i cili do të disponojë me mjetet e llogarisë së tij të transaksionit.

Pronarit të llogarisë së transaksionit Banka i jep kartelë të nënshkrimit me të cilën pronari mund të kryejë pagesa me para në dorë dhe të tërheqë para të gatshme nga sportelet e Bankës.

Pronari mund të merr falas informatë për gjendjen e llogarisë së transaksionit dhe ndryshimet e saj:

Klientëve të vet Banka ua ofron opsionin për pagesë me urdhër automatik të shpenzimeve të rregullta mujore, detyrimeve të kredisë, transfertën e mjeteve në llogari tjera të transaksionit në bankë, si dhe transfertën e mjeteve në llogari të transaksionit në Banka të tjera.

URDHËR AUTOMATIK

Nga saldoja pozitive e llogarisë së transaksionit Banka paguan interes me të parë, në përputhje me Vendimin e politikës së Bankës mbi normat e interesit.