Llogari në deviza mund të hapin persona fizik – rezident dhe jorezident.

Hapja e llogarive në deviza për persona fizik - rezident:

Rezident janë personat fizik me vendbanim të përhershëm në republikën e Maqedonisë ose persona, të cilët përkohësisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë në bazë të një lejeqëndrimi të vlefshëm, respektivisht një vize pune në afat prej jo më pak se 6 muaj.

Për të hapur një llogari në deviza, personat fizik – rezident, duhet të kenë letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm, dhe ato t’i prezantojnë në sportelet e Bankës.

Aplikim për regjistrim të klientit si person fizik.

Banka hap llogari të transaksionit për poseduesin e llogarisë,

nëse ai i plotëson kushtet e mëposhtme:

    • parashtron kërkesë për hapjen e llogarisë        
    • plotëson Aplikim për identifikimin/përditësimin e klientit – person fizik
    • plotëson Shtojcën 1 Pyetësor FATCA për klientë persona fizik,
    • paraqet dokumente, të cilat mundësojnë identifikimin e Poseduesit të llogarisë, përfaqësuesin dhe personat e autorizuar për të pasur qasje në mjetet e llogarisë, duke i pasur parasysh dispozitat, përfshirë edhe dispozitat e ligjit i cili i referohet parandalimit të larjes së parave, dhe
    • paraqet të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumente të tjera në përputhje me dispozitat aktuale dhe eventualisht dokumente të tjera, të cilat mund t’i kërkojë Banka.
    • dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë duhet të prezantohen në origjinal ose në fotokopje të vërtetuara nga personi i autorizuar (noteri), dhe me atë rast Banka detyrimisht mban një kopje të dokumenteve të prezantuara.

      Pas pranimit të kërkesës për hapjen e llogarisë dhe tërë dokumenteve të kompletuara, Banka lidh kontratë për llogari në deviza të jo-rezidentit dhe e hap llogarinë, ose e refuzon kërkesën.

      Hapja e llogarive në deviza për persona fizik – jo-rezident

      Personat fizik nga jashtë, të cilët qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë, mund të hapin llogari në Stopanska banka sh.a. Manastir, në sportelet e Bankës në më shumë qytete në Maqedoni.

      Klienti, personi fizik nga jashtë – jo-rezident, identifikohet duke parashtruar:

      • dokument të vlefshëm për identifikim, dokument udhëtimi, në origjinal ose kopje të vërtetuar te Noteri ose institucioni i autorizuar në shtetin e banimit;
      • letërnjoftim të vlefshëm, nëse personi vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian ose nga një shtet me të cilin Republika  e Maqedonisë ka lidhë Marrëveshje bilaterale për udhëtime ndërkufitare të shtetasve të dy vendeve (Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi).

      Në rast se në dokumentin e prezantuar për identifikim nuk ka ndonjë të dhënë të nevojshme, banka mund të kërkojë dokument tjetër ose deklaratë të verifikuar te Noteri për të dhënat e kërkuara dhe saktësinë e tij.

      Banka hap llogari në deviza për jo-rezidentin, nëse ai i plotëson kushtet e mëposhtme:

        • parashtron kërkesë për hapjen e llogarisë;
        • plotëson Aplikim për identifikimin/përditësimin e klientit – person fizik;
        • plotëson Shtojcën 1 Pyetësor FATCA për klientë persona fizik;
        • paraqet dokumente, të cilat mundësojnë identifikimin e Poseduesit të llogarisë, përfaqësuesin dhe personat e autorizuar për të pasur qasje në mjetet e llogarisë, duke i pasur parasysh dispozitat, përfshirë edhe dispozitat e ligjit i cili i referohet parandalimit të larjes së parave, dhe
        • paraqet të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumente të tjera në përputhje me dispozitat aktuale dhe eventualisht dokumente të tjera, të cilat mund t’i kërkojë Banka;
        • parashtron Deklaratë për njohjen e dispozitave ligjore në republikën e Maqedonisë, në bazë të së cilave klienti është identifikuar në bankë me status jo-rezident.

          Pas pranimit të kërkesës për hapjen e llogarisë dhe tërë dokumenteve të kompletuara, Banka lidh kontratë për llogari në deviza të jo-rezidentit dhe e hap llogarinë, ose e refuzon kërkesën.

          Me këtë llogari mund të menaxhojë personi, i cili e ka hapur llogarinë, ose personi i autorizuar nga ana e tij, i cili e ka deponuar nënshkrimin e vet.

          Personi i autorizuar për çështjet e llogarive të jo-rezidentëve – person fizik, identifikohet me dokument të vlefshëm të tij për identifikim, adekuat për statusin e klientit dhe autorizim me shkrim, të nënshkruar nga pronari i llogarisë në origjinal ose kopje të vërtetuar te Noteri/institucioni i autorizuar në shtetin e banimit.