Stopanska banka sh.a. Manastir është pjesëmarrës në Tregun primar të bonove shtetërore lidhur ndërmjet RM – Ministrisë së Financave, Bankës Popullore të RM dhe Stopanska banka sh.a. Manastir.

Banka merr pjesë në ankandet e letrave me vlerë në emër të vet dhe për llogari të pjesëmarrësve indirekt, të cilat i zbaton Banka popullore e RM, në pajtim me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e lëshimit dhe pagesës së letrave me vlerë (Gazeta zyrtare e RM nr.99/05, 35/07, 132/07, 68/09, 131/09).


Procedura për pjesëmarrje në ankandin e letrave shtetërore me vlerë:

  • Klienti e plotëson Formularin – kërkesë për blerjen e letrave shtetërore me vlerë, e nënshkruan atë dhe e dërgon në mënyrë elektronike ose me faks deri te Banka më së voni në ditën e mbajtjes së ankandit.
  • Në ditën e mbajtjes së ankandit klienti paguan komision për ndërmjetësim në llogari të Bankës: 500-0000000001-24 ;
    qëllimi i pagesës: komision për blerjen e letrave shtetërore me vlerë;

  • Banka arkëton komisionin e ndërmjetësimit në shumë prej 
    • 0,1% nga shuma e diskontuar, respektivisht minimum 200 den. për bono shtetërore, respektivisht



    OBLIGACIONE SHTETËRORE
    DERI NË 50.000.000,00 DEN. Nga shuma minimale 0,20 % min. 1.000,00 den.
    MBI 50.000.000,00-100.000.000,00 DEN. Nga shuma minimale 0,15 % min. 5.000,00 den.
    MBI 100.000.000,00 DEN. Nga shuma minimale 0,10% min. 10.000,00 den.

  • Në ditën e mbajtjes së ankandit të letrave shtetërore me vlerë, që e organizon BPRM-ja paguhet shuma e diskontuar e mjeteve në llogari të Bankës numër: 500-0000000001-24; deponues i BPRM Shkup, sipas njoftimit të rezultateve nga ankandi i mbajtur. Banka e informon pjesëmarrësin indirekt për rezultatet e ankandit të mbajtur, veçmas për ofertën e tij:
    • blerje e letrave shtetërore me vlerë;
    • blerje e obligacioneve shtetërore.

  • Në ditën e maturimit të letrave shtetërore me vlerë, Banka e vë në dispozicion shumën nominale të bonove shtetërore të pjesëmarrësit indirekt në llogari të tij. Tek obligacionet shtetërore me interes nominal, në ditën e maturimit të kuponëve Banka i vë në dispozicion shumat e interesit nominal në llogari të pjesëmarrësit indirekt.

Për të gjitha informatat sqarimet plotësuese Ju lusim të drejtoheni te Shërbimi për menaxhim me likuiditetin dhe ALM

Telefoni: 047 207-535; 207-532

Faksi: 047 207-513