KREDI PËR KAPITAL TË PËRHERSHËM QARKULLUES NGA BMMZH-BEIPËR INVESTIME

Dedikimi: Financimi në rast të blerjes së mjeteve materiale (patundshmëri, pajisje, kapital qarkullues –jo më shumë se 30% nga vlera e kredisë), i investimeve në mjete jo-materiale (zhvillim, planifikim dhe financime në fazat e konstruktimit si dhe shpenzime për paga dhe gjëra të tjera lidhur me fazën e hulumtimit dhe zhvillimit)



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit, minimum 10.000 EUR maksimum 3.500.000 EUR

Valuta e kredisë:

kredi në euro

Afati i kthimit:

deri në 8 vjet me mundësi të përfshirjes së një grejs-periudhe deri në 2 vjet

Mënyra e kthimit:

pagesa çdo tre muaj të principalit me interes

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikë të Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Të tjera:

vlen për kompani me mbi 51% pronësi private. Numri i të punësuarve nuk guxon të zvogëlohet gjatë kohës së kthimit të kredisë. Klientë me prioritet për kreditim janë klientët të cilët në vitin rrjedhës në raport me vitin paraprak e kanë rritur vëllimin e punës të paktën 5% ose e kanë rritur eksportin të paktën 5%, të cilët kanë investuar në modernizim, kursim të energjisë, mbrojtjen e mjedisit, të cilët e kanë rritur numrin e të punësuarve dhe të cilët kanë aftësi të mira  konkurrente në treg (të ardhura nga veprimtaria më të mëdha se shpenzimet nga veprimtaria, likuiditet rrjedhës më të madh se 0,8%, ndërsa të paktën 30% të ardhura nga eksporti)

Veprimtari të ndaluara për kreditim:

prodhimi i armëve, lojërave të fatit, prodhimi i duhanit, aktivitetet e lidhura me eksperimente ndaj kafshëve të gjalla, aktivitetet të cilat kanë ndikim negativ ndaj mjedisit, klonimi, aktivitetet nga fusha e tregtisë me patundshmëri, projektet me vlerë përllogaritëse më të madhe se 25 milionë EUR, projektet e parashtruara nga kompanitë me mbi 250 të punësuar

Normat e interesit

Norma e interesit:

5,5% vjetore, fikse

Komisione:

deri në 1,5% nga shuma e aprovuar e kredisë

Komision për kthimin e parakohshëm të kredisë:

3% nga shuma e parapaguar

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

pagesa e kredisë bëhet në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit