KREDI PËR INVESTIME NGA BMMZH-SVM

Dedikimi: Financimi i investimeve dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku të paktën 50% nga kredia është e dedikuar për mjete themelore dhe të shumtën 50% nga kredia mund të dedikohet për kapital qarkullues



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit, minimum 10.000 EUR maksimum 500.000 EUR

Valuta e kredisë:

kredi në denarë me klauzolë në deviza

Afati i kthimit:

deri në 11 vjet me mundësi të përfshirjes së një grejs-periudhe deri në 1 vit

Mënyra e kthimit:

pagesa mujore, tremujore, në gjysmë viti të principalit ose sipas planit të pagesës të definuar paraprakisht

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikë të Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Сопствено учество:

минимум 15% од вредноста на инвестицијата

Të tjera:

vlen për kompani me mbi 51% pronësi private

Veprimtari të ndaluara për kreditim:

prodhimi i armëve, lojërave të fatit, aktivitetet të cilat kanë ndikim negativ ndaj mjedisit, klonimi

Normat e interesit

Norma e interesit:

6,5% vjetore, fikse

Komisione:

deri në 1,5% nga shuma e aprovuar e kredisë

Komision për kthimin e parakohshëm të kredisë:

3% nga shuma e parapaguar

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

pagesa e kredisë bëhet në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit