KREDI PËR FINANCIMIN DHE RIFINANCIMIN E DETYRIMEVE

Dedikimi: Financimi i detyrimeve në korrelacion me veprimtarinë rrjedhëse, të cilat janë në interes të përmirësimit të veprimtarisë dhe me të cilat fitohet një pozicion më i mirë në treg. Kjo kredi mund të shfrytëzohet edhe për rifinancimin e detyrimeve afariste të personave tjerë juridik – partnerë, me qëllim që në mënyrë indirekte të fitohen benefite ose kushte më të mira për ekonomizim në treg, gjë që do të kontribuojë për një likuiditet më të madh të klientit, harmonizimin e strukturës së afateve të detyrimeve dhe mjeteve dhe dobi të tjera, të cilat me rëndësi për përmirësimin e aftësisë paguese të klientit.



Norma e interesit:

Në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit  

Komisione:

Komision i njëhershëm sipas Tarifës për kompensime dhe shërbime të bankës (për momentin përnjëherë 0,5% +1% nga shuma e shfrytëzuar e kredisë, shuma minimale 3.000 denarë, shuma maksimale 180.000 denarë për kredi në denarë dhe 1,5% përnjëherë, shuma minimale 3.000 denarë, shuma maksimale 500.000 denarë për kredi në deviza të garantuara me hipotekë mbi patundshmëri dhe peng të mjeteve të lëvizshme dhe deri në 2% përnjëherë, shuma minimale 3.000 denarë për garancinë e mbetur, përveç garancia me depozitë) 

Komision për kthimin e parakohshëm të kredisë:

Për pagesa deri në 20% nga saldoja e principalit, në ditën e pagesës, nuk llogaritet komision për kthimin e parakohshëm të kredisë, për pagesa mbi 20% nga saldoja e principalit komisioni është 3% nga shuma e kthyer para kohe 

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

Nëse bëhet fjalë për kredi në deviza ose kredi në denarë me klauzolë në deviza, realizimi dhe pagesa e kredisë bëhen sipas Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit

Karakteristikat

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit dhe shumës së kredive në banka të tjera 

Valuta e kredisë:

denarë (MKD), kredi në denarë me klauzolë në deviza dhe kredi në deviza

Afati i kthimit:

deri në 10 vjet me mundësi të përfshirjes së një grejs-periudhe

Mënyra e kthimit:

anuitete të njëjta mujore, tremujore apo në gjysmë viti, ndërsa në raste të caktuara edhe anuitete vjetore

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikës së Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Normat e interesit