KREDI NGA FONDI I GARANCISË PËR BUJQËSINË

Dedikim: Kredi për financimin e mjeteve themelore, kapitalit qarkullues, shërbimeve mbi standardet e prodhimeve dhe investime të mbështetura nga programet IPARD, për sipërmarrje të vogla dhe të mesme për prodhim primar, përpunim të prodhimeve bujqësore dhe eksport të prodhimeve bujqësore dhe përpunimin e tyre.



Karakteristikat

Kjo kredi është e dedikuar edhe për bartësit e ekonomive bujqësore të cilët kanë parashtruar kërkesë për regjistrim në regjistrin unik të ekonomive bujqësore dhe bartësit e ekonomive bujqësore dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë lidhur Marrëveshje për mbështetje financiare me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural për shfrytëzimin e mbështetjes financiare nga programi IPARD 2007-2013.

 

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit, maksimum deri në 100.000 EUR për prodhim primar dhe deri në 300.000 EUR për përpunim dhe eksport të prodhimeve bujqësore 

Mënyra e kthimit:

sipas planit të amortizmit për pagesën e kredisë

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikë të Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Të tjera:

Për kredi të dedikuara për financimin e investimeve të mbështetura nga programi IPARD 2007-2013 (masa 101) limiti është në bazë të shumës së vlerës së përgjithshme të pranueshme të investimit të definuar në Marrëveshjen për mbështetje financiare të lidhur me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural

Normat e interesit

Norma e interesit:

vjetore 4% për kredi për prodhim primar dhe vjetore 5% për kredi për përpunimin dhe eksportin e prodhimeve bujqësore 

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

pagesa e kredisë bëhet në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit