KREDI E LEHTË VERORE

pa dedikim – mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (kredia mund të shfrytëzohet për rifinancim të detyrimeve në banka tjera, rifinancim të detyrimeve që dalin nga kartat e kreditit, mbitërheqja e aprovuar dhe kreditë me klauzolë në deviza në Bankë)


karakteristikat

SHUMA MAKSIMALE

në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit të kredisë – deri në 100.000,00 MKD

AFATI I KTHIMIT – deri në 12 muaj

Shpenzimet e aplikimit për kredi -

  • 500,00 MKD për të punësuarit
  • 300,00 MKD për pensionistët

Komision për kredinë e aprovuar

  • Shumë fikse prej 500,00 mkd për kredi deri në 30.000,00 mkd
  • Shumë fikse prej 1.000,00 mkd për kredi prej 30.001,00 mkd deri në 60.000,00 mkd
  • Shumë fikse prej 2.000,00 mkd për kredi prej 60.001,00 mkd deri në 100.000,00 mkd

kushtet

  • aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga) për të punësuarit në SP, SHA, sipërmarrje të tjera të pranueshme për Bankën dhe pensionistë
  • aftësi kreditore deri në 40% të pagës për të punësuarit në sipërmarrje të tjera private
  • kufiri i moshës - maksimum 70 vjeç në ditën e maturimit të kredisë

normat e interesit

7,5% në nivel vjetor, i ndryshueshëm

të tjera

* Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive.


** Një garant mund të zëvendësohet me lidhjen e marrëveshjes për kredi me klauzola të përfshira ekzekutive, nënshkruar nga ana e kërkuesit nëse posedon pasuri në emër të vet, ose me garant tjetër pagues i cili posedon pasuri në emër të vet