Me dedikim:
- Subvencionimi mund të shfrytëzohet vetëm për blerjen e banesës ose shtëpisë drejtpërdrejtë nga investitori i objektit apo nga realizuesit, përkatësisht për ndërtimin e një shtëpie të re, në rast se dokumentet ndërtimore-teknike janë në emër të kërkuesit të kredisë së subvencionuar banesore
- Subvencionimi i kredisë banesore mund të shfrytëzohet vetëm nëse çmimi i shitjes për m2 të sipërfaqet së dobishme neto me tatim të përfshirë të vlerës së shtuar nuk e tejkalon 900 euro kundërvlerë sipas kursit të mesëm të BPRM në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar banesore
SHUMA MAKSIMALE - 50.000,00 EUR
25% pjesëmarrje vetjake në investim
AFATI I KTHIMIT
1/ minimum 240 muaj, ndërsa maksimum 360 muaj në rast se nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e anuitetit mujor në pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për blerjen e banesë së re, respektivisht 75% e anuitetit në pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për ndërtim/blerje të shtëpisë së re ose
2/ minimum 240 muaj, ndërsa maksimum 360 muaj në rast se nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e pjesëmarrjes për banesën, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 6.250 euro në kundërvlerë në denarë, respektivisht 75% të pjesëmarrjes për shtëpi, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% e vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 9.375 euro në kundërvlerë në denarë
Në rast se si kërkues i kredisë për ndërtim/blerje të shtëpisë paraqitet person fizik deri në 35 dhe me 35 vjet të mbushura, respektivisht person fizik i cili është në bashkësi martesore ku të paktën njëri partner është me moshë deri në 35 dhe me 35 vjet të mbushura, subvencionohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet:
- 80% nga anuiteti mujor në tetë vitet e para dhe 50% nga anuiteti mujor në 3 vitet që pasojnë të shlyerjes së tij për ndërtimin ose blerjen e shtëpisë së re ose
- Shumën totale për ndërtimin ose blerjen e shtëpisë së re, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 12.500 euro në kundërvlerë në denarë
Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 МКД
Komision për kredinë e aprovuar - 1%
Shpenzime për shlyerje të parakohshme – nuk ka