KREDI AFATSHKURTA REVOLVING

Dedikimi: Financimi i kapitalit qarkullues (pagesa e furnizuesve për lëndët e para dhe materiale për ripërpunim (pagesa e pagave si dhe detyrime të tjera afatshkurta) dhe kohë pas kohe financimi i likuiditetit. Ky prodhim mundëson përdorimin e shumëfishtë dhe kthimin brenda limitit të aprovuar.



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit.

Valuta e kredisë:

denarë (MKD), kredi në denarë me klauzolë në deviza dhe kredi në deviza

Afati i kthimit:

deri në 12 muaj

Afati i shfrytëzimit:

më së shumti deri një muaj para skadimit të afatit të kredisë

Mënyra e kthimit:

Në mënyrë të njëpasnjëshme, sipas mundësive të klientit, por jo më vonë se data e maturimit të kredisë


Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikës së Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Për shuma deri në 50.000 EUR në kundërvlerë në denarë, si garanci minimale mund të shërbejë kambiali noterial ose kontrata e bërë për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Të tjera:

Gjatë kohës kur vlen marrëveshja për kredi, klineti ka mundësi të shfrytëzojë apo paguajë pjesë të kredisë dhe për atë duhet ta njoftojë Bankën nëpërmjet faksit, postës elektronike ose një forme tjetër të shkruar


Normat e interesit

Norma e interesit:

Në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit

Komisione:

Komision i njëhershëm sipas Tarifës për kompensime dhe shërbime të bankës (për momentin përnjëherë 0,5%, shuma minimale 3.000 denarë, shuma maksimale 150.000 denarë për kredi të garantuara me hipotekë mbi patundshmëri dhe peng të mjeteve të lëvizshme dhe deri në 2% përnjëherë, shuma minimale 3.000 denarë për garancinë e mbetur, përveç garancia me depozitë)

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

Nëse bëhet fjalë për kredi në deviza ose kredi në denarë me klauzolë në deviza, realizimi dhe pagesa e kredisë bëhen sipas Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit