Anëtare e Këshillit drejtues
Gordana Baltovska është e lindur më 26.07.1972. Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik në Prilep në vitin 1997, ndërsa në vitin 2015 ka marrë titullin magjistër për menaxhim strategjik në “Akademinë e biznesit Smilevski” në Manastir. Në vitin 2017 ka marrë diplomën magjistër në menaxhimin e resurseve njerëzore në Fakultetin për menaxhim të resurseve njerëzore pranë Universitetit për turizëm dhe menaxhment në Shkup.
Në vitin 2019 mori titullin doktor për menaxhim në arsim pranë Universitetit “Shën Klimenti i Orhrit” në Manastir, në Fakultetin pedagogjik në Manastir.
Krahas arsimit formal, Gordana Baltovska ka marrë shumë certifikata dhe vërtetime në lëmin e financave dhe menaxhimit.
Në vitin 2016 mori vërtetimin dhe licencën për kontabilist të autorizuar, lëshuar nga Instituti për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IKKA) /Ministria e financave.
Në vitin 2018 u pajis me vërtetim për drejtor të autorizuar për falimentim, të lëshuar nga Ministria e ekonomisë së republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç arsimit formal, Gordana Baltovska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare të organizuara nga Bursa e Maqedonisë, ministria e financave, Ministria e ekonomisë, BPRMV, USAID dhe institucione tjera, si dhe në konferenca dhe seminare ndërkombëtare.
Gjithashtu, ajo është anëtare e Asociacionit të bankave të Maqedonisë, pjesë e Komisionit për menaxhim me rreziqe, është anëtare e Shoqërisë shkencore të Maqedonisë në Manastir, sektori i shkencave shoqërore, anëtare e Institutit për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar të republikës së Maqedonisë së veriut (IKKA) / Ministria e financave – si kontabilist i autorizuar.
Karrierën e vet në Stopanska banka sh.a. në Manastir e filloi në vitin 2001, si referent i parë, që më vonë të emërohet shefe e Shërbimit për menaxhim me rreziqe, e avancuar në pozitën e drejtorit të Sektorit për politikë afariste, ndërsa në vitin 2013 drejtor i Sektorit për menaxhim me rreziqe.
Duke filluar nga shtatori i vitit 2013, Gordana Baltovska është anëtare e Këshillit drejtues të Stopanska banka sh.a. në Manastir dhe në kompetencë të saj janë sektorët vijues: Sektori për menaxhim me rreziqe, Sektori për mbështetje dhe financa, Sektori për harmonizim të rregulloreve ligjore, resurseve njerëzore, AML, personit PSSI.
Nr. tel.: (047) 207 544; 207 566, faksi: (047) 207 513
GORDANA.B@stbbt.com.mk