Kariera në Stopanska Banka sh.a. Manastir

Stopanska Banka SHA Manastir synon drejt përparimit të vazhdueshëm, përsosmërisë dhe mbindërtimit, me qëllim që të plotësohen të gjitha kërkesat dhe nevojat e klientëve.

Për atë qëllim, Banka kërkon kuadro të reja, të arsimuara, të talentuara dhe të motivuara, të cilat i njohin sfidat e kohërave të reja.Në rast se ju tërheq një mjedis dinamik i punës dhe dëshironi të jeni pjesë e tij, ne e mirëpresim aplikimin Tuaj për punë.

Ju lutemi, nëse jeni të interesuar të na dërgoni një biografi të shkurtë, përdorni posten vijuese elektronike: hr@stbbt.com.mk

Biografitë e shkurta, të cilat do të merren pas aplikimit në lidhje me një shpallje të caktuar aktive, do të shqyrtohen dhe me to do të procedohet sipas procedurave të Bankës dhe dispozitave aktuale ligjore.

Të gjitha aplikimet tjera do të regjistrohen në bazën tonë të të dhënave për kandidatë potencial, me qëllim që këto kandidatë të mundemi t’i kontaktojmë, nëse paraqitet nevoja për kuadër nga profili adekuat i kandidatit. 

Vini re që të gjitha biografitë e shkurta dhe të gjitha dokumentet përcjellëse të dërguara me aplikimin do të trajtohen si rreptësishtë konfidenciale. Sipas dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me dorëzimin e një biografie të shkurtë dhe dokumentet e tjera të bashkangjitura, pajtoheni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit të fuqisë punëtore. Banka obligohet që të dhënat personale të përdoren vetëm për nevojat e rekrutimit të të punësuarve të rinj.

Shpalljet aktuale