PGESAT INKASO

Inkaso është instrument i cili përdoret në operacionet tregtare ndërkombëtare dhe paraqet pagesë, gjegjësisht arkëtim të një pjese të shumës së mjeteve nëpërmjet bankës në bazë të prezantimit të dokumenteve të caktuara. Në pagesat inkaso Banka paraqitet në rolin e ndërmjetësuesit.

Paralelisht me dërgesën e mallit eksportuesi i dorëzon dokumentet në bankën e vet, e cila i përcjell deri te banka e eksportuesit të përcjella me udhëzime të përpikta të pagesës. Banka e importuesit i dorëzon dokumentet, me atë edhe pronësinë mbi mallin në momentin kur të njëjtat i arkëton nga vetë importuesi, e bën pagesën ndaj bankës së importuesit në përputhje me udhëzimet e marra dhe kështu mbyllet i tërë cikli financiar.

Banka bën dërgimin e dokumenteve për arkëtim – nostro inkaso dhe pranimin e dokumenteve për pagesë – loro inkaso.

Gjatë operacionit inkaso, dokumente mund të jenë dokumente financiare (fatura, kambiale, çeqe) ose edhe dokumente komerciale (dokumente transporti, për sigurim, certifikata të ndryshme, etj.), por në rastet më shpeshta dokumente të kombinuara.

çfarë është e nevojshme për operacionet inkaso

Të keni të hapur llogari në denarë dhe në deviza në Stopanska banka sh.a. Manastir.

 

KOMISIONE DHE SHPENZIME

Komisioni për inkaso është në përputhje me Tarifën mbi kompensimet e Stopanska banka sh.a. Manastir

duke filluar nga 0,26%, nga shuma e arkëtimit, minimum 500,00 MKD.