Depozitat në DEVIZA janë depozita parash të qytetarëve të depozituara në Bankë, për të cilat Banka jep librezë, në bazë të kërkesës me gojë të depozituesit, pas hapjes paraprake të një LLT.

 Pronar i depozitës së kursimit në denarë mund të jetë:

  • Personi fizik nga vendi - rezident
  • Personi fizik nga jashtë - jorezident

Me mjetet e depozitës së kursimit në denarë mund të disponojë:

  • Pronari i depozitës së kursimit
  • Përfaqësuesi ligjor, nëse pronari i depozitës së kursimit është person i moshës jomadhore
  • Kujdestari i personit nën kujdestari
  • Personi i autorizuar

Autorizimi mund të bëhet në të gjithë sportelet e Bankës, për personat që personalisht janë të pranishëm në momentin e dhënies së autorizimit. Personat që gjenden jashtë vendit mund të japin autorizim, ku do të theksohen të dhënat e pronarit dhe personit të autorizuar. Autorizimi patjetër të verifikohet te Noteri i autorizuar apo në përfaqësinë diplomatike konsullore të vendit ku jepet autorizimi.

Llojet e depozitave të kursimit të denarë:

  • Me të parë (pa afat)
  • Me afat për një kohë të caktuar - 1,3,4,6,8,12,14,15,24,36 e më tepër muaj
  • Depozita pa interes – me dedikim (sigurim për kredi)

Të dhënat e depozitave të kursimit në denarë janë sekret afarist i Bankës. Depozitat e kursimit në denarë në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurime të depozitave. Fondi i dëmshpërblen personat fizik në shumë prej:

  • 100% nga depozita e përgjithshme të çdo personi fizik deri në shumën e kundërvlerës në denarë të EUR 30.000,00.