BUSSINES OVERDRAFT

Dedikimi: Kjo kredi paraqet mbitërheqje të lejuar e llogarisë së klientit



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

në shumë prej 20% të shumës së këtij viti të të ardhurave neto (të ardhura në xhirollogari të reduktuara për shumën e të ardhurave në bazë të kredive dhe huave) në qarkullimin e pagesave të klientit, por me një shumë maksimale prej 2.000.000 denarë për limite të garantuara me kambial noterial (ose me kontratë të bërë për ekspozim kreditor para Noterit) me klauzola ekzekutive apo të varur nga pjesa e lirë e limitit kornizë ose garancisë 

Valuta e kredisë:

kredi në denarë

Afati i kthimit:

deri në 3 vjet për kredi të garantuara me kambial dhe kontratë të bërë për kredi para noterit ose deri në afatin e vlefshmërisë së limitit kornizë, respektivisht garancisë. Afati i shfrytëzimit: për tërë kohëzgjatjen e kontratës mbi ekspozimin kreditor 

Mënyra e kthimit:

Në mënyrë të njëpasnjëshme, sipas mundësive të klientit, por jo më vonë se data e maturimit të kredisë

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikës së Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Për një shumë prej 2.000.000 denarë, si garanci minimale mund të shërbejë kambiali noterial ose kontrata e bërë për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive 

Llogaritja e interesit:

Një herë në muaj me metodën proporcionale për shumën e shfrytëzuar të limitit në bazë ditore 

Të tjera:

Në bazë vjetore, banka bën revidimin e limitit të lejuar dhe shfrytëzimin pa pengesë në vitin e ardhshëm, nëse klienti i plotëson të gjitha kushtet ose bën transformimin e kredisë me planin e pagesës, nëse klienti nuk i plotëson kushtet për prolongimin e shfrytëzimit të limitit 

Normat e interesit

Norma e interesit:

9% vjetore, e ndryshueshme

Komisione:

Komision i njëhershëm sipas Tarifës për kompensime dhe shërbime të bankës (për momentin 0,5% përnjëherë, shuma minimale 3.000 denarë, shuma maksimale 150.000 0,25% denarë dhe përnjëherë në rast të prolongimit të kredisë në bazë vjetore)

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës