Definicioni i shërbimit

Bankingu individual paraqet shërbim të Sopanska Banka sh.a. Manastir e cila përfshin kujdesin për nevojat e klientit në fushën e shërbimeve bankare dhe përcjelljes së portofolit të klientit në kuadër të veprimtarisë bankare. Ky shërbim është i dedikuar për klientë të cilët kanë trajtim të posaçëm në kuadër të Bankës, me qëllim që të njëjtit të kursejnë kohë dhe mjete të nevojshme për kryerjen e transakcioneve bankare.

Definicioni i bankierit personal

Bankieri personal është një person për shërbimin e Klientëve VIP të Bankës, nëpërmjet kujdesit për nevojat e tyre financiare dhe përcjelljen e tërë portofolit së tyre në bankë.


Kriteret e klientëve në bankingun individual:


Kriteret e vlerësimit:

  • Të hyra të rregullta mesatare në muaj prej të paktën 40.000,00  МКД
  • Depozitë me kundërvlerë minimale në denarë prej 50.000,00 ЕУР në çfarëdo valute 
  • Shfrytëzues të kredive banesore apo me hipotekë mbi 50.000,00 ЕУР dhe kredi të garantuara me përqindje minimal 100% depozitë në denarë ose deviza, të cilët rregullisht i paguajnë anuitetet mujore. 
  • Qarkullim vjetor të të hyrave mbi 50.000 ЕУР ose kundërvlerë në valutë të huaj në llogarinë e devizave
  • Qarkullim vjetor të të hyrave mbi 3.000.000,00 МКД në llogarinë në denarë
  • Përdorues të kartës së kreditit Visa Gold të lëshuar nga Banka


Kriteret në bazë të statusit të klientit:

  • Menaxhmenti i klientëve strategjik dhe të mëdhenj të Bankës, si dhe sipërmarrje dhe institucione publike
  • Politikanë
  • Kori diplomatik     
  • Profesorë universitar
  • Avokatë
  • Përmbarues
  • Noterë      
  • Doktorë të shkencave     
  • Gazetarë
  • Personalitet të tjera publike    
  • Klientë të tjerë pas vlerësimit të Udhëheqësit të degës 


Kritere plotësuese për pranim

Për pronarët apo drejtues të personave juridik, deponues të bankës, të cilët janë të interesuar ta shfrytëzojnë shërbimin Banking individual, ekziston mundësia për shfrytëzimin e këtij shërbimi vetëm me vendim të veçantë të Këshillit drejtues të Bankës.


Kompensim

Realizimi i shërbimeve të bankingut individual është pa pagesë për gjashtë muajt e parë nga dita e nënshkrimit të Kontratës për shfrytëzimin e shërbimit Bankingu individual.
Pas skadimit të kësaj periudhe promovuese, Banka do të paguajë kompensim mujor në shumë prej 500,00 MKD.